AKTUALITET, 27 October 2026, 17:56

Ulen ndjeshëm temperaturat në zonat malore të Kukësit, reshjet e shiut ia lënë vendin borës

Ulen ndjeshëm temperaturat në zonat malore të Kukësit,

Ulja e ndjeshme e temperaturave në zonat malore të qarkut të Kukësit ka sjellë reshjet e para të borës, duke zëvendësuar reshjet e shiut. 

Në lartësitë mbi 1 000 metra mbi nivelin e detit, bora ka përfshirë disa fshatra, mes tyre Novosej, Shishtavec, Borje, Turaj, Brekijë dhe Zapod.

Deri më tani nuk raportohen problematika, ndërsa trashësia e borës ka arritur deri në 5 centimetra.