AKTUALITET, 27 October 2026, 21:47

"Rrahin, thyejnë kocka dhe të nxjerrin sytë!"/ Artan Hoxha: Vuçiç vajti në shtëpi, por Rama t'i bëjë llogaritë mirë, po kalon çdo masë!

"Rrahin, thyejnë kocka dhe të nxjerrin sytë!"/ Artan

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, deklaroi se Edi Rama ka kaluar çdo limit me dhunën policore ndaj protestuesve dhe se do të ketë një fat më të keq se Vuçiç. 

"Protesta në Beograd ka nisur në 2 nëntor 2024, dy vjet përpara. Ata konsumuan dy vjet kohë. Atje opozita përdori të gjithë format. Ata në Serbi filluan të formëzojnë formacione disa muaj më pas. Panë që u diltë më mirë llogaria nëse shkonin në një lëvizje se sa formacione politike. Forcat politike atje, që ishin shumë të dobëta, të shkriheshin në një lëvizje. 

Ajo që jam dakord, këta sot i bashkon një pikë, pavarësisht rrymave, është dorëheqja e Ramës. Pse të mos e bëjnë këtë gjë pasi të ndodhë, të kërkojnë si të zgjidhet kjo histori? Pse të caktojnë para kandidat për kryeministër. Sot ata që janë në shesh, i bashkon dorëheqja e Ramës. Me dorëheqjen krijohet situatë e re, ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Dhe shkohet në zgjdhjet si në Serbi. 

Lëvizja në Shqipëri, mediatikisht iu vu emri revolucioni i flamingove, por njerëzit nuk dolën për flamingot, por se i kishte ardhur në majë të hundës. Ajo shërbeu si incentivë. Ne e zvogëluam te flamingot për efekt mediatik. Ishte për korrupsionin që donte të na zhdukte pjesë të territorit kombëtar. Korrupsioni ishte kaq i madh, përfshirja me krimin, me korrupsionin, me biznesmen në listat e zeza të DASH. Flamingot ishin simbol. Tirana doli në shesh sepse kishte vajtur ku nuk mbante më. Dolën shtresat e mesme, profesionet e lira, ishte protestë atipike. 

Për këtë protestën e fundit nuk mendoj se e kanë bërë flamingot. E ka tjetërkush tani, jo ata të mikrofonit. Edi Rama nuk njeh dialogun, por vetëm shqelmin në fyt. Sa e njeh dialogun, shiko masat që mori, kërkoi gjobat, tha do tju ndalojë të dilni në BE. Si kërkon dialog ti? Në vend të bësh hap mbrapa bën të kundërtën, ia vë shqelmin në fyt dhe thua hajde më dëgjoni mua. Vjen pjesa e komnunikimit të policisë, pse del në ditën e 14 kur u masakruan me mijëra qytetarë? I ka masakruar, nuk ka ndodhur as në 21 janar kjo dhunë. 

Edi Rama 16 vjet as 21 janarit nuk i ka dhënë përgjigje. 

Rama quan mburrje që nuk është si ai që vrau në 21 janar, pra unë të rrah por nuk të vras. Rrah 4 mijë, ju thyej brinjë, kocka, ju nxjerr sytë. 

Policia ka pranuar shkeljet që ka bërë, pasi një grup juristësh po dokumentonin çdo vepër penale që po ndodhte. Prokuroria e Tiranës, boll të hapte televizorin dhe ta shihte se si policia po shkelte të drejtën e protesutesve. 

U kujtuan dhe hapin çështje, doli apo jo syri. Po të tjerët që i gjëmon policia nëpër cepa? Nëse dikush mendon, se ra numri sot dhe nuk kthehen prapë, e ka gabim. Edi Rama nuk ka kthim pas, duhet ti bëjë llogaritë me hanxhiun. Vuçiç vajti në shtëpi por ai do ti bëjë llogaritë mirë, pasi po kalon çdo masë.  

Nëse Berisha apo Shehaj, do të përfshihen te protesta, nuk shoh asgjë të keqe. Ku është problemi?", deklaroi Hoxha.