TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Alban Dudushi deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, se nuk do të donte që të ripërsëritej “koalicioni i qelbësirave” si ai i vitit 2013, kur PS dhe LSI u bashkuan për të sjellë Ramën në pushtet, sepse, sipas tij, do të ricikloheshin të njëjtët personazhe.
“Edhe këtu si në Serbi ka një pakënaqësi dhe kanë dalë në shesh. Qëllimi final nuk është vetëm rrëzimi i Ramës, por i një sistemi 36- vjeçar.
Në 2013 mua s’më pëlqeu koalicioni me Metën, ai "koalicioni i qelbësirave", por nëse ripërsëritim të njëjtën për të rrëzuar Ramën, kemi ricikluar të njëjtët personazhe.
Si kjo energji nuk shkon te riciklimi, por te ndryshimi epokal, fundi i tranzicionit. Kjo protestë duhet të jetë që të krijojë një front. Vuçiçi e mbajti dy vjet pushtetin dhe shpalli zgjedhjet në shtator.
Problemi në Serbi tani është se sa reziston një qeveri e tillë në Serbi me kaq mozaikë brenda, nga e majta te e djathta ekstreme.
Ka një teori konspirative që thonë se Vuçiç do të kthehet në pushtet se këta do ta mbajnë 6 muaj.
Ajo çfarë them unë është që ajo energji nuk duhet të lihet e papërfaqësuar dhe të jetë e pjekur politikisht”- tha Dudushi.