TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, ka folur për protestën e qytetarëve, e cila tani është kthyer në revoltë.
Shehaj tha se të rinjtë janë të revoltuar dhe nuk pranojnë padrejtësitë, siç mund ti kenë pranuar në heshtje gjeneratat e tjera.
"Sot ka një revoltë popullore kundër një klase politike të korruptuar dhë një qeverie të korruptuar. Është e njëjta gjë që ka ndodhur në këto 35 vjet. Janë të rinj dhe të reja që shumë prej tyre nuk kanë votuar kurrë, që nuk janë të gatshëm të pranojnë padrejtësitë që prindërit dhe gjyshërit e tyre kanë pranuar.
Shkëndija ishte Zvërneci, por pastaj u shndërrua në një protestë kundër qeverisë dhe kundër klasës së vjetër politike. Filloi në mënyrë paqësore. Qytetarët nuk u dëgjuan, u përbuzën dhe qeveria u tall me ta. Para 12 ditësh kur ka filluar përplasja mes protestuesve dhe policisë, u provokuan, policia mendoi se gjeti pretekstin për ta shuar protestën.
Ajo dhunë e pajustifikuar e qeverisë dhe policisë, që mund ta përmbledhë me pamjet dramatike të këmbës së varur të protesutesit, ato shkaktuan përplasje edhe më të dhunshme.
Kjo nuk është thjesht një protestë si protestat në Itali apo Francë. Kjo ngjan shumë më tepër me protestat në Serbi, që sollën rrëzimin e autokratit serb. E njëjta gjë po ndodh në Shqipëri. Kemi komentuar dhe të gjithë ne nuk e prisnim të ndodhte kjo protestë, të gjithë mendonim se protesta do të shuhej. Ajo ishte ngjarje e jashtëzakonshme, nuk ishte mbushur ndonjëherë bulevardi pa drejtimi ne një partie politike.
Ishte një moment historik. Jo vetëm që nuk mbaroi por protesta vijon edhe sot. Pjesëmarrja sot nuk ishte shumë e madhe, por duhet të mësohemi me idenë që kjo është një protestë e vazhdueshme, nuk është protestë ku duhet të numërojmë njerëzit.
Mund të jetë një rrugëtim i gjatë, por jam i bindur që ndryshimi që do të sjellë protesta do të jetë historik dhe do ta ndryshojë Shqipërinë përgjithonë. Klasa politike nuk do të jetë më e njëjta.
Mendoj se ata do të sjellin dhe ka filluar, partitë e mëdha kanë patur goditje shumë të fortë nga protestat. Kuptohet nga monitorimi dhe nga votat. Zgjedhjet e ardhshme do ta tregojnë. Mbështetja për kryeministrit ka rënë në mënyrë drastike, po kështu mbështetja për partitë e vjetra".
Shehaj foli edhe për të rinjtë që ka takuar në komisariate policie dhe spitale, duke deklaruar se shumë prej tyre janë dhunuar dhe se këto raste do ti çojë në SPAK.
"Kam parë të rinj dhe të reja, 90% studentë, që duan ndryshimin e Shqipërisë. Nuk janë anëtarë të partive politike. Nëse anëtarët e një partie mund të akuzohen se duan pushtet, këta nuk kanë asnjë interes rreth politikës, duan thjesht ndryshimin e Shqipërisë. I kam takuar gjatë protestës, në komisariate dhe spitale. Kam vënë re dhunën e ushtruar në mënyrë kriminale nga policia. Janë dhunuar edhe në furgonat e policisë, edhe në komisariate, edhe në dhoma ku minorenë dhe adoleshentë janë shtrirë dhe dhunuar. Ka dëshmi për këtë. Kam folur nëpër komisariate. Të gjithë dëshmitë do ti çojmë në SPAK. Kush ka dhunuar të rinjtë, studentë, protestues, duhet të mbajë përgjegjësi", tha Shehaj.