AKTUALITET, 2 October 2026, 10:09

Operacioni/ Të shtëna me armë në “Ali Dem”, forca të shumta policie rrethojnë një lokal dhe 'krehin' zonën

Operacioni/ Të shtëna me armë në “Ali Dem”,

Forca të shumta policie kanë zbarkuar gjatë mesnatës në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, ku kanë ushtruar kontrolle në një lokal dhe në zonën përreth.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se në zonë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, duke bërë që policia të kryejë kontrolle për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ende nuk dihen rrethanat e plota, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për persona të plagosur apo të lënduar. Gjithashtu, gjatë kontrolleve në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja. Në vijim pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.