TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas një denoncimi lidhur me përndjekjen e dyshuar të disa vajzave të mitura dhe kryerjen e veprimeve të turpshme ndaj tyre.
Sipas burimeve nga Komisariati i Policisë Fier, të konfirmuara për Top Channel, Xhaferi është ndaluar pas një informacioni të marrë në rrugë operative.
Mësohet se kanë qenë vetë vajzat që kanë telefonuar në sallën operative të Policisë, duke vënë në lëvizje shërbimet e Komisariatit të Fierit.
Pas marrjes së informacionit, efektivët kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë ndërmarrë veprimet për dokumentimin e rastit. Në vijim, këngëtari është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku janë kryer veprimet e mëtejshme procedurale.
Sipas të dhënave paraprake, ndaj Xhaferit është ngritur dyshimi për veprën penale të parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal, “Vepra të turpshme”.
Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.