AKTUALITET, 1 October 2026, 21:48

Publikimi i videove intime me personazhe të njohur, kompozitori Adrian Hila po merret në pyetje në Policinë e Tiranës

Publikimi i videove intime me personazhe të njohur, kompozitori Adrian Hila

Kompozitori i njohur Adrian Hila ndodhet aktualisht në ambientet e Policisë së Tiranës, ku po merret në pyetje në lidhje me publikimin dhe shpërndarjen e videove intime me personazhe të njohura.

Hila po pyetet nga një grup i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike, ndërsa hetimet lidhen me materialet intime që janë publikuar në internet dhe mënyrën se si ato kanë përfunduar në rrjet.

Ndaj tij ishte lëshuar më herët një fletëthirrje për t’u paraqitur pranë institucioneve, pas publikimit të videove intime të filmuara në studion e tij muzikore.

Më herët, ai kishte deklaruar se ishte i shokuar nga rrjedhja e videove online, teksa pretendon se edhe vetë është viktimë e kësaj situate.