TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar mbrëmjen e së hënës në Tiranë, pas një konflikti mes disa personave në një lokal në rrugën “Don Bosko”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në ambientet e lokalit “Omerta”, ndërsa në pranga u vu Indrit Kallari, 37 vjeç nga Kruja, i cili dyshohet se ka goditur me qytën e pistoletës në kokë shtetasin Arben Merkaj.
Njoftimi:
Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë neutralizoi një konflikt të ndodhur mbrëmë, në Laprakë, ndërmjet 2 shtetasve, njëri prej të cilëve ishte i armatosur.
Goditi me qytën e pistoletës që mbante pa leje, një 47-vjeçar, për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.
Vihet në hetim 47-vjeçari, për moskallëzim të këtij krimi.
Sekuestrohet arma e zjarri me krehrin dhe fishekët.
Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në rrugën “Eshref Frashëri”, ndërmjet 2 shtetasve, rreth orës 21:45 të datës 24.08.2026, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë në lidhje me këtë rast.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale u neutralizua konflikti, si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi I. K., 37 vjeç, banues në Krujë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me qytën e armës së zjarrit (pistoletë) që mbante pa leje, shtetasin A. M., 47 vjeç, banues në Laprakë.
Në vijim të këtyre veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për 47-vjeçarin, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.