AKTUALITET, 25 August 2026, 11:10

Detaje/ Vrau me sqepar nënën dhe plagosi të atin në Lushnjë, 45-vjeçari ‘kyç’ gojën para policisë! I moshuari te Trauma në gjendje të rëndë

Florion Dalladaku, 45-vjeçari që vrau me sqepar nënën dhe plagosi të atin një ditë më parë në fshatin Zhymë të Lushnjës ka ‘kyçur’ gojën para uniformave blu, duke mos treguar asnjë detaj për motivin që e çoi deri në këtë ngjarje fatale.

Ndërkohë sipas burimeve për Report Tv 77-vjeçari Hasan Dalladaku, ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Të njëjtat burime bëjnë me dije se i moshuari ka plagë të rënda në kokë.

Autori me problem të shëndetit mendor dhe me precedent të mëparshëm penal, pas vrasjes së 80-vjeçares Fanije Dalladaku, mori makinën e vëllait, në tentativë për tu arratisur, por u kap nga patrulla e policisë në fshatin Gracalli të Fierit, pas disa minutave ndjekje.