TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Itali. Sipas njoftimit të bluve i arrestuari Muhamet Bedulla është dënuar nga Gjykata e Korçës, në vitin 2018, me 10 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Në vitin 2017, ai ka tentuar të vrasë me thikë babain e një personi me të cilin ishte konfliktuar. Nga dënimi 33-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet dhe 4 muaj burgim.
“Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, konkretizuar nëpërmjet koordinimit operacional dhe informativ ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Romës, u finalizuan 2 faza të tjera të operacionit të koduar “The Ëanted”, të cilat rezultuan me arrestimin në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, të 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Konkretisht, u arrestuan shtetasit:
Muhamet Bedulla, 33 vjeç, të cilin Gjykata e Korçës, në vitin 2018, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Në vitin 2017, ky shtetas ka tentuar të vrasë shtetasin A. S. (babai i shtetasit me të cilin ishte konfliktuar në Korçë), të cilin e ka plagosur tri herë me mjet prerës (thikë). Nga dënimi 33-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet dhe 4 muaj burgim”, njoftoi sot policia.
Ndërkohë i arrestuari tjetër është një 26-vjeçar. Gjykata e Elbasanit në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
“U. B., 26 vjeç, të cilit Gjykata e Elbasanit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2024, shtetasi U. B. është kapur duke shitur lëndë narkotike Cannabis Sativa, dhe akuzohet se ka mbajtur në banesë, sasi të konsiderueshme fishekësh luftarakë dhe 2 krehra pistolete”, thuhet në njoftim.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë të bashkëpunojnë për të finalizuar procedurat për ekstradimin e të dy shtetasve, në Shqipëri.