AKTUALITET, 18 September 2026, 10:56

Kuvendi/ Replikat mes Bardhit e Zegjinesë: A t’u martua daja? Deputetja e PS: Ti duhet të shohësh hallin tënd Gazo, a u martove vetë apo jo?

Debat i tensionuar dhe replika me tone të ashpra janë regjistruar në Kuvendin e Shqipërisë mes kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi iu drejtua deputetes duke i përmendur dajën e saj, i cili u vu në pranga pas akuzave nga ish-bashkëjetuesja për dhunë dhe plagosjen e babait të saj me mjet prerës (drapër).

Nga ana e saj, deputetja Çaushi kërkoi të replikonte ndaj akuzave, duke iu përgjigjur “Ti duhet të shohësh hallin tënd gazo, a u martove vetë apo jo?”

Pjesë nga debati në Kuvend:

Bardhi-Çaushit: A t’u martua daja ty? A t’u martua? Mbaj vendin aty se po flas unë. Këtë copën tjetër do ia jap atij. Naftën do ta sjellë një mik tjetër timin dhe do e marrë ai, gazin ai tjetri. Ky është shteti që ke ndërtuar ti. S’ke asnjë lidhje me ligjin.

Peleshi: Këtu mbyllen diskutimet.

Çaushi kërkon replikë.

Peleshi: Përgjigje në orën 01:30 të mëngjesit, të lutem!

Çaushi: Ti duhet të shohësh hallin tënd Gazo, a u martove vetë apo jo? Zgjedhjet në Fier fitohen kur vjen një drejtues politik si puna jote. Të vijë një njeri mjeran si ty, që ha qofte dhe pi xhin, pa shkelur në asnjë derë, jo që fitohen zgjedhjet, por fitohen më bindshëm se kësaj here.