TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Tiranës ka arrestuar një 70-vjeçar, i dyshuar për dy zjarrvënie të ndodhura gjatë dy ditëve të fundit në Lundër dhe Shkozë.
Në kuadër të hetimeve për identifikimin e autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimeve për dy zjarret, kanë ndërhyrë në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasit S. A., 70 vjeç, brenda 48 orëve.
Sipas Policisë, më 9 gusht 2026, në fshatin Lundër, 70-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr në afërsi të magazinave të Bashkisë së Tiranës. Një ditë më parë, më 8 gusht, ai dyshohet se ka ndezur zjarr pranë disa shkurreve, në afërsi të një kabine elektrike në Shkozë.
Si pasojë e flakëve, janë shkaktuar dëme në sipërfaqe të konsiderueshme toke përreth zonave të prekura. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve të mos ndezin zjarre në asnjë rrethanë, ndërsa çdo rast paligjshmërie mund të denoncohet në numrin 112, duke garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.