AKTUALITET, 10 August 2026, 09:51

VIDEO/ Rama ndan pamjet nga Durrësi: Deti, historia dhe mikpritja krijojnë një përvojë të veçantë për çdo vizitor!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga plazhi i Durrësit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilëson qytetin bregdetar si një prej destinacioneve të preferuara të pushuesve vendas dhe të huaj, duke veçuar detin, historinë, kulturën dhe mikpritjen shqiptare.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje verore nga Durrësi, një prej destinacioneve të preferuara të pushuesve vendas dhe të huaj, ku deti, historia, kultura dhe mikpritja shqiptare krijojnë një përvojë të veçantë për çdo vizitor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama.