TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një vatër e re zjarri është regjistruar pak më parë në Krastë të Krujës, në afërsi të lagjes Boje, duke alarmuar banorët e zonës.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha dhe vatra po zgjerohet.
Situata paraqitet e vështirë për ndërhyrje nga toka, pasi terreni i thepisur dhe i vështirë e bëjnë aktualisht të pamundur afrimin e mjeteve zjarrfikëse pranë vatrës.
Në këtë zonë janë regjistruar zjarre edhe në vite të mëparshme. Sipas burimeve, dyshohet se një pjesë e tyre mund të jenë shkaktuar nga kultivues të kanabisit, por kjo mbetet për t'u verifikuar nga autoritetet.
Zjarri i ri vjen vetëm një ditë pas një situate të rëndë të krijuar nga flakët në zonën e Krujës. Një zjarr masiv rrethoi qytetin dhe rrezikoi banorët dhe banesat e tyre, por pas disa orësh ndërhyrjeje nga forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave, flakët u vunë nën kontroll.
Autoritetet pritet të ndërhyjnë me mjetet e mundshme për të frenuar përhapjen e zjarrit në Krastë dhe për të parandaluar afrimin e flakëve drejt zonave të banuara.