TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar në burgun 302, ku Viktor Ymeri dyshohet se ka goditur me shuplakë një të burgosur tjetër me origjinë nga Kosova.
Debati dhe konflikti ka ndodhur pasi, siç pretendon Viktor Ymeri, i kishte kërkuar të burgosurit të mos bënte zhurmë, se po i prishte gjumin.
I dënuari sipas tij kishte vazhduar zhurmën dhe ndaj e ka qëlluar me një shuplakë. Pas kësaj kanë ndërhyrë menjëherë policia e burgut 302 në Tiranë duke shmangur më tej një përplasje fizike.
Kush është Viktor Ymeri?
Viktor Ymeri është daja i Edison Harizajt i njohur si i forti apo Il Padrino i Vlorës. Edison Harizaj, i cilësuar si miku dhe krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, u qëllua nga 50 plumba më 7 nëntor të vitit 2018, teksa qe pasagjer në makinën tip “Audi” të Genci Cacës.
Në të njëjtën kohë Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjetra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.