AKTUALITET, 10 August 2026, 10:53

Hetimet/ Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, policia gjen motorin e përdorur autorët

Policia e Tiranës dhe Komisariati nr 5 vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të grabitjes së argjendarisë në Paskuqan. Pas kërkimeve të shumta, blutë kanë arritur të gjejnë motorin e dyshuar që kanë përdorur autorët në grabitje. 

Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë rezulton se dy autorët ndoqën të njëjtin itinerar si për të shkuar te argjendari "Luani", ashtu edhe për tu larguar. Ata lëvizën me një motor pa targa dhe përdorën rrugicat periferike të Kamzës, duke shmangur rrugët kryesore.

Ata hynë të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov dhe grabitën vetëm sende floriri të cilat shkojnë mbi 1.5 milionë lekë. Dyshohet se njëri prej autorëve të ketë shkuar si klient ditë më parë, pasi kishin dijeni të plotë ku ndodheshin bizhuteritë me vlerë të konsiderueshme.

Ndërkohë vijojnë hetimet e zbulimin e autorëve të dyshuar.