TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor pranë kryqëzimit të Gocajve, përgjatë superstradës Lezhë–Shkodër.
Paraprakisht, dyshohet se shkak i përplasjes është bërë një parakalim i gabuar. Nga përplasja e fortë janë plagosur dy drejtues automjetesh dhe një pasagjer. Të tre janë transportuar në Spitalin e Lezhës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.