TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër vendim gjyqësor urdhëron Ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit në Lezhë të zhbllokojnë menjëherë pagat e gjyqtarëve dhe administratës së Gjykatës së Lezhës.
Padia është depozituar nga vetë Gjykata e Lezhës, pas bllokimit të listëpagesave për muajin gusht.
Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë u krijua pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, në zbatim të kërkesës së Gjykatës Kushtetuese. Pas skadimit të këtij afati, KLGJ dhe KLP vendosën që, nga 1 gushti, paga referuese të llogaritej mbi bazën e 222 mijë e 425 lekëve, plus 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin.
Por Ministria e Financave nuk ekzekutoi listëpagesat sipas kësaj formule, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit.
Tashmë, me vendimin e Gjykatës Administrative, Ministria e Financave dhe Thesari në Lezhë urdhërohen të bëjnë menjëherë ekzekutimin e pagave.