AKTUALITET, 15 September 2026, 18:24

Meta në burg, Blushi: Proces farsë! Ramës nuk i del përballë askush

Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, i ftuar në News24 ka komentuar faktin që GJKKO e ka lënë në burg sot kreun e PL-së Ilir Metën. Blushi shprehet se procesi ndaj Metës është farsë dhe se drejtohet nga prokuror Edi Rama.

Sipas tij, Meta nuk ka qoftë dhe një metër katrorë pronë e paligjshme.

"Vendimin e ka marrë Edi Rama që në tetor 2024, ishte vendimi i tij që çoi në rrëmbimin e Metë. Është ai prokurori dhe gjykatësi. Nuk ka surprizë, derisa kemi një proces farsë. Edhe pse kanë zhvilluar hetime për 34 vite të jetës politike të Metës, nuk i kanë gjetur qoftë dhe një provë penale. Qoftë 1 metër katror të paligjshme nuk ka.

 Ajo që ka bërë Rama është vazhdim i persekutimit ndaj një nga dy liderët kryesorë të opozitës. Edhe në rastin e gjyqit të Veliajt, ka cenim të së drejtës. Kjo nuk do të thotë se e amnistoj Veliajn nga kritikat, por kur vjen puna tek respektimi i ligjit, duhet ta lexojmë Kushtetutën ashtu siç është.", tha ai.