BOTA, 17 August 2026, 14:49

"Nuk meritojnë të jetojnë", ministri izraelit kërkon vrasjen e 30-40 palestinezëve në Gaza çdo natë

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka bërë thirrje që forcat izraelite të vrasin çdo natë 30-40 persona në Gaza. Ben-Gvir i bëri deklaratat gjatë një podcasti me Rom Braslavskin, një ish-i burgosur izraelit i mbajtur në Gaza.

“Ka njerëz atje që nuk e meritojnë të jetojnë. Ata nuk duhet të jetojnë. Ata nuk janë as njerëz”, tha Ben-Gvir. Deklaratat janë pjesë e një historie të gjatë qëndrimesh ekstremiste nga Ben-Gvir, i cili është pjesë e koalicionit qeverisës të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ka në varësi policinë dhe shërbimet e burgjeve në Izrael.

Ndërsa Izraeli i afrohet zgjedhjeve të 27 tetorit, ministri i ekstremit të djathtë ka fituar më shumë ndikim politik. Gjatë bisedës me Braslavskin, Ben-Gvir tha se nuk ishte dakord me vendimin e Netanyahut për të kufizuar sulmet ushtarake në Gaza. Ai kërkoi rikthimin e vrasjeve të synuara, edhe ndaj personave që nuk përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë në atë moment.