SPORT, 29 Janar 2020, 15:32

VIDEO/ Çmenduria e De Rosit, maskohet dhe e ndjek derbin e Romës në sektorin e ultrasve


Daniele De Rosi është shumë i lidhur me Romën dhe këtë fare qartë e tregon karriera e tij e gjatë me këtë klub.

Së fundmi mefushori italian ka bërë një çmenduri, teksa e ka ndjekur derbin e Romës në stadium, por në sektorin e ultrasve. 36-vjeçari ka menduar një mënyrë fantastike për të mos u njohur nga të tjerët dhe ta ndjekë ndeshjen i qetë.

De Rosi është maskuar nga gruaja e tij në mënyrë perfekte dhe më pas ka shkuar në stadium, për t’i përjetuar emocionet e ekipit të tij të zemrës ndryshe.

Aty legjenda vedhekuqe nuk është njohur nga askush tjetër, teksa e ka shijuar ndeshjen në maksimum, ashtu edhe si një tifoz i zjarrtë.

https://www.youtube.com/watch?v=wVfxT2AyxIk&feature=emb_logo

https://www.youtube.com/watch?v=5vVOxlBGJSs&feature=emb_logo