TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Kombinat, ku u gjetën të pajeta në banesë nënë e bijë, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Mësohet se të pajeta në banesë u gjetën Zhaneta Josifi 56-vjeç, dhe Anisa Josifi, 30-vjeç, ndërsa Blerta Josifi,34-vjeç, është dërguar në spital.
Ata ishin me origjinë nga Përmeti, ndërsa Zhaneta Josifi jetonte me dy vajzat e saj, pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë.
Me një deklaratë për mediat, Policia bëri me dije se ka qenë vëllai itë ndjerës Zhaneta që kishte lajmëruar në Komisariat, pasi e motra nuk po i përgjigjej në telefon.
Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa sipas policisë, paraprakisht dyshohet se nënë e bijë janë vetëflijuar