AKTUALITET, 2 Korrik 2020, 20:28

Gjenden pa jetë në banesë nënë e bijë në Tiranë, dyshimet e para

Gjenden pa jetë në banesë nënë e bijë në

Nënë e bijë janë gjetur pa jetë në banesën e tyre në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë shkollës “Myslim Keta”.

Nga të dhënat paraprake dyshohet që nënë e bijë mund të jenë vetëflijuar. Ndërkohë shkaqet që i kanë çuar të marrin këtë vendim janë ende mister.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.