TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vazhdon situata e rënduar e motit të keq në Atikën Perëndimore, pranë kryeqytetit grek, Athinë, ku deri tani kanë humbur jetën 16 persona dhe 6 të tjerë rezultojnë të humbur.
Në mesin e personave të zhdukur është edhe një shqiptar 29-vjeçar.
Ai quhet Petro Spiro Koleci, i cili ishte nisur mëngjesin e të mërkurës për në punë në zonën e Thives në mes të motit të keq.
Automjeti i tij u gjet pak orë më vonë së bashku me çelësat, portofolin e sendet personale të tij.
Sipas policisë gjasat për ta gjetur të gjallë minimizohen nga çasti në çast.
Në të njëjtën zonë nga moti i keq janë dëmtuar edhe shumë banesa në pronësi të familjeve me origjinë shqiptare.