TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Gjykatën Administrative, pas vendimmarrjes së saj lidhur me pagat e gjyqtarëve. Në një reagim të publikuar këtë të shtunë, Rama pretendon se gjykata nuk kërkon vetëm rritjen e menjëhershme të pagave me 51%, por edhe pagesën e diferencave të prapambetura që prej prillit të vitit 2023.
Rama e cilëson vendimmarrjen si një rast të pazakontë, duke ironizuar mënyrën se si është ndërhyrë përmes sigurimit të padisë.
“Ndjesë për informimin e pjesshëm mbi kuturisjen e djeshme të Gjykatës Administrative, e cila përmes sigurimit të parë të padisë në historinë botërore jo për të ndaluar një akt, po për të kryer një akt, nuk kërkon vetëm rritjen e menjëhershme të pagave me 51% për gjykatësit, po edhe ‘të prapambeturat’ që nga prilli 2023”, shkruan Rama.
Sipas kryeministrit, gjyqtarët pretendojnë se rritja e pagave duhet të ishte zbatuar që prej vitit 2023, në nivelin që kërkohet aktualisht.
Rama shkon edhe më tej në reagimin e tij, duke iu referuar Ministrisë së Financave dhe duke thënë se zbatimi i këtij vendimi do të nënkuptonte, sipas tij, shkelje të ligjit.
“Gjeni në tabelën bashkëngjitur sa do të merrte çdo gjykatës personalisht në dorë nesër si shumë të prapambetur, sikur ministri i financave të shkelte ligjin dhe të shkonte pas berihajit të kësaj vendimmarrjeje ekstra-parlamentare”, shprehet kryeministri.
Reagimi i Ramës vjen në një moment përplasjeje të fortë publike mbi vendimmarrjen e gjykatës dhe nivelin e pagave të gjyqtarëve, me qeverinë që e kundërshton mënyrën e trajtimit të çështjes.