AKTUALITET, 12 September 2026, 11:38

Ndryshime në Policinë e Korçës, emërohet shefi i ri i Qarkullimit Rrugor

Ndryshime të reja janë bërë në strukturat drejtuese të Policisë në juglindje të vendit.

Kryekomisari Mark Gjonmarku është emëruar shefi i ri i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë.

Gjonmarku vjen në këtë detyrë pas eksperiencës si drejtues i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Berat, ndërsa tashmë do të jetë në krye të kësaj strukture në Korçë.

Në këtë pozicion, ai zëvendëson Klemend Pikulin, i cili prej më shumë se dy vitesh ka drejtuar Sektorin e Qarkullimit Rrugor në Korçë.

Pas largimit nga kjo detyrë, Pikuli është emëruar në një pozicion të ri pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndryshimet janë pjesë e riorganizimeve në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.