AKTUALITET, 12 September 2026, 13:38

Stuhi e fortë në Roskovec/ Pemët bien në rrugë, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Një stuhi e fortë ka përfshirë mesditën e sotme qytetin e Roskovecit dhe fshatrat përreth.

Si pasojë e stuhisë, disa pemë janë thyer dhe kanë rënë në aksin rrugor Vidhisht–Roskovec, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Punonjësit e Bashkisë Roskovec kanë nisur punën për largimin e pemëve dhe pastrimin e rrugës, me qëllim rikthimin e normalitetit në qarkullim.

Deri tani, nuk raportohen dëme të tjera të shkaktuara nga stuhia.