TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ndeshje e çmendur është zhvilluar mes Bayer Leverkusenit dhe Borusias së Dortmundit, e cila ka përfunduar me rezultatin 4-3.
Bayer Leverkusen kaloi në avantazh në minutën e 20-të me anë të Voland. Reagimi ishte shumë i shpejtë nga Dortmundi që barazoi pas dy minutash me Humels, ndërsa Xhan më minutën e 33-të, përmbysi gjithçka me një supergol.
Voland barazoi në 2-2, dy minuta para fundit të pjesës së parë. Fragmenti i dytë ishte edhe më spektakolar, teksa Guerreiro ka kalur sërish në avantazh Dortmundin, me golin e minutës së 65-të.
Më pas një dy minutësh i çmendur i Leverkusenit ka ndryshuar gjithçka. Bailey me një dopietë në minutat 81 dhe 82 ka përmbysur gjithçka.
Bayer Leverkusen kështu ka shkuar në vendin e pestë me 37 pikë, ndërskaq Dortmundi mbetet në vendin e tretë me 39 pikë.