SPORT, 8 Shkurt 2020, 19:17

Partizani "shkelmon" krizën, mposht Flamurtarin dhe ngjitet i treti

Partizani "shkelmon" krizën, mposht Flamurtarin dhe ngjitet i

Partizani ka arritur fitoren e dytë radhazi duke thyer në shtëpi Flamurtarin me rezultatin 2-0. Të kuqtë e Adolfo Sormanit kanë vuajtur për të gjetur rrugën e rrjetës, por më pas kanë siguruar tri pikët që e ngjisin në vendin e tretë në renditje.

Në një sfidë mes dy ekipeve të pabarabarta dhe disa rasteve për shënim të kampionëve, ndryshimi do të vijë në minutën e 61-të, kur një kontakt mes Muçollarit dhe Solomon akordohet penallti nga kryesori Muska. Ekzekuton saktë Erald Cinari që u u jep epërsinë kryeqytetasve.

Dhjetë minuta më pas është Lorenc Trashi që dyfishon me një diagonale të rreptë, duke rezuluar golin e rezultatit përfundimtar 2-0.