AKTUALITET, 2 Shtator 2019, 11:18

Mjeti merr flakë në ecje, shpëton mrekullisht shoferi në Tiranë

Mjeti merr flakë në ecje, shpëton mrekullisht shoferi në


Një mjet ka marrë flakë paraditen e sotme te Rruga e Elbasanit në Tiranë, pranë Liceut Artistik.

Sipas burimeve paraprake mësohet se mjeti tip “Golf” ka marrë flakë në ecje.

Drejtuesi i automjetit fatmirësisht ka arritur të shpëtojë pa lëndime. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.