TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar se operacionet ushtarake të Izraelit kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha në Rripin e Gazës dhe në disa zona të Libanit.
Sipas Katz, rreth 70% e territorit të Gazës është shkatërruar gjatë ofensivës ushtarake.
Ai tha se sulmet nuk kanë prekur vetëm strukturat nëntokësore, por edhe ndërtesat dhe banesat mbi tokë.
“Ne në Gaza nuk shkatërrojmë vetëm atë që ndodhet nën tokë, por edhe të gjitha shtëpitë”, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes.
Katz foli gjithashtu për situatën në jug të Libanit, duke pretenduar se 24 fshatra në këtë zonë janë shkatërruar plotësisht. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për dëmtime të pjesshme, por për shkatërrim të plotë të ndërtesave në këto zona.
Ai deklaroi se në këto 24 fshatra janë shkatërruar nga 15 mijë deri në 20 mijë shtëpi.
Deklaratat e ministrit izraelit vijnë në një kohë kur lufta në Gaza dhe përplasjet mes Izraelit dhe grupit Hezbollah përgjatë kufirit me Libanin kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe një krizë të rëndë humanitare.
Israeli Defense Minister Israel Katz:
— Clash Report (@clashreport) July 28, 2026
Twenty-four Lebanese villages, hundreds of years old—we destroyed all the buildings, not house by house, but entire villages.
Their destruction has been completed. You need to understand: 15,000 to 20,000 homes across all 24 villages have… pic.twitter.com/1sprg5aCx6
Israeli Defense Minister Israel Katz:
— Clash Report (@clashreport) July 28, 2026
In Gaza, we destroy not only what is underground, but also all the houses.
Today, nearly 70% of Gaza has been destroyed. pic.twitter.com/PA7scodMQ1