TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas reagimit të ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë kërkuar ekzekutimin e menjëhershëm të pagave për magjistratët, funksionarët dhe punonjësit e administratës së sistemit të drejtësisë.
Në një deklaratë të përbashkët, shoqatat kundërshtojnë kërkesën e Ministrisë së Financave që pagat të përllogariten sipas formulës së mëparshme, duke argumentuar se kjo formulë është shfuqizuar.
Sipas tyre, Kuvendi kishte afat deri më 31 korrik 2026 për të miratuar ndryshimet ligjore të kërkuara nga Gjykata Kushtetuese, por nuk e ka përmbushur këtë detyrim.
Shoqatat theksojnë se vendimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për llogaritjen e pagave janë ende në fuqi dhe, për këtë arsye, duhet të zbatohen nga institucionet përgjegjëse.
Në deklaratën e tyre, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kundërshtojnë që pagesat të mbeten në pritje të miratimit të një ligji të ri apo të mosveprimit të Kuvendit.
Ata kërkojnë gjithashtu respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se çdo ndërhyrje e re ligjore duhet të jetë në përputhje me standardin e vendosur prej saj dhe nuk duhet ta cenojë atë.

