TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një dekadë më parë, Anjezë Gonxhe Bonjaxhi, gruaja që u bë nënë për njerëzimin, u shenjtërua nga Papa Françesku.
Në Meshën e Kanonizimit për Shën Terezën më 4 shtator 2016, Papa e quajti përcjellëse të mëshirës hyjnore që ndriçon errësirën që na rrethon. Misioni i saj vuri në dukje Ati i Shenjtë, “mbetet dëshmi e afërsisë së Zotit me më të varfrit.
Në 5 shtator, Kisha Katolike feston Shën Nënë Terezën, datën që shënon edhe ndarjen e saj nga jeta. Misionaret e Bamirësisë e kremtojnë këtë ditë me agjërim dhe lutje.
Ndërsa në Tiranë, në këtë përvjetor, u ekspozuan dorëshkrime në gjuhën shqipe të nobelistes, që tregojnë një raport të ngushtë emocional të Shenjtores për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Aktiviteti u organizua në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, ku të pranishme ishin misionare të Urdhrit Nënë Tereza, që shtrin veprimtarinë e tij në rreth 100 vende.
Edhe personalitete të politikës dhe jetës akademike kujtuan sot Shën Terezën përmes shprehjeve të saj dhe mrekullive që iu njohën Shenjtores që u përkul mbi të varfrit, mbi të sëmurët dhe mbi çdo njeri që kishte nevojë për mbështetje dhe dashuri.