AKTUALITET, 5 September 2026, 14:34

EMRAT/ I vunë tritol të komanduar me telefon një makinem, dy të arrestuar në Durrës

EMRAT/ I vunë tritol të komanduar me telefon një makinem, dy

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për vendosjen e një lënde plasëse ndaj një automjet.

Bëhet fjalë për shtetasit Sherif Çela, Muharrem Thartori. 

Njoftimi:

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve S. Ç., 47 vjeç, dhe M. T., 46 vjeç, të dy banues në Durrës, të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 28.08.2026, në lagjen nr. 3, Durrës.

Më datë 28.08.2026, në lagjen nr. 3, Durrës, u konstatua një aparat telefonik celular i lidhur me një sasi lënde plasëse.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate telefonikë celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.