TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan 41 kilogramë hashash dhe marijuanë.
Gjatë kontrollit të automjetit, efektivët vunë re një kompresor të madh, të importuar nga jashtë. Pas një kontrolli më të imtësishëm, brenda pajisjes u zbulua lënda narkotike, e cila u sekuestrua.
39-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun Madonna del Freddo, nën akuzën për trafikim të lëndëve narkotike.
Në furgon ndodhej edhe një tjetër shtetas shqiptar, 38 vjeç, i cili ishte në sediljen e pasagjerit. Ai u la i lirë me urdhër të prokurorit, ndërsa hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit vijojnë.