AKTUALITET, 5 September 2026, 14:19

Përfshihet nga flakët një automjet në tunelin Elbasan-Tiranë, shkrumbohet plotësisht

Përfshihet nga flakët një automjet në tunelin

Një automjet tip Ford është përfshirë nga flakët këtë të shtunë në tunelin panoramik në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, duke shkaktuar alarm dhe ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimit zjarrfikës.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur mjetet e Shërbimit Zjarrfikës të Elbasanit, të pozicionuara pranë fshatit Bradashesh, të cilat kanë ndërhyrë për të izoluar dhe shuar flakët.

Nga të dhënat paraprake, zjarri ka përfshirë automjetin, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur vënien nën kontroll të situatës dhe shmangien e përhapjes së flakëve.   

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në automjet, ndërsa pritet që autoritetet përkatëse të kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.