TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kupa e Ligës në Anglia ka sjellë sot një nga ndeshjet më emocionuese të ishullit. Mançester Junajtid ka pritur në shtëpi Mançester Sitin, duke u mundur me rezultatin 1-3 në një ndeshje ku gjërat mund të shkonin edhe më keq. Tre golat e shënuar që në pjesën e parë, i kanë mjaftuar skudrës së Guardiolës për të menaxhuar në të dytën.
Në minutën e 17-të ishte Silva ai që shënoi një supergol me një goditje nga jashtë zone, teksa pak minuta më vonë ishte Mahrez autori i golit falë një pakujdesie në mbrojtje. Në minutën e 39-të, De Bryn ka bërë çfarë ka dashur në zonë duke goditur, por gjuajtja e tij u ndal në momentin e parë nga De Gea, teksa i pafat ishte Pereira që shënoi autogol.
Gjërat mund të shkonin edhe më keq, por Sterling ka humbur raste të arta për të thelluar. Për të ngushtuar diferencën, ka menduar Rashford që u shërbye në zonë nga Grinvud, duke e çuar topin në rrjetë. Kjo ishte ndeshja e parë gjysmëfinale, teksa e kthimit luhet më 29 janar. Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Leisterit dhe Aston Vilës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
Mançester Junajtid – Mançester Siti 1-3
70′ Rashford / 17’Silva, 33’Mahrez, 39′ (ag) Pereira