TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Inflacioni, treguesi i zhvlerësimit të parasë përballë rritjes së çmime ka arritur në nivelin më të lartë që nga 1 janari 2024. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se muajin e shkuar kapi nivelin e 3.4 për qind nga 3.2 që ishte në qershor. Krahasuar me korrikun e një viti më parë inflacioni është rritur me 0.9 pikë.
“Jemi në periudhën kur prodhimet vendase duhet të ndihmonin në frenimin e çmimeve, por realiteti që shohim në treg është tjetër. Për konsumatorin kjo do të thotë më shumë shpenzime për të njëjtat produkte”, thonë qytetarët për mikrofonin e A2 CNN.
Pavarësisht se jemi në stinën e prodhimeve vendase të fushës ushqimet por edhe pijet u rritën. Treguesi në këtë kategori u rritet me 0.3 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.
“Ne nuk i mbulojmë dot nevojat me prodhimin tonë. Varësia nga importi është një nga arsyet që çmimet tona janë të ekspozuara ndaj zhvillimeve jashtë vendit. Nëse nuk rrisim prodhimin vendas dhe produktivitetin, do ta kemi shumë të vështirë të kemi një stabilitet të qëndrueshëm të çmimeve”, shpjegon për A2 CNN Zana Guxholli, eksperte e ekonomisë.
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se nga 3.5 për qind në korrik 2025, muajin e shkuar çmimet për lëndët djegëse u rritën në 4.1 për qind.
“Kur rriten kostot e energjisë dhe të transportit, efekti përfundimtar shkon te konsumatori. Kjo është veçanërisht problematike për familjet me të ardhura të ulëta, sepse një pjesë më e madhe e buxhetit të tyre shkon për shpenzimet bazë. Prandaj, nëse presioni mbi çmimet vazhdon, politika ekonomike duhet të jetë shumë e kujdesshme”, thotë Guxholli.
Në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5 për qind. Por nëse kjo ecuri e inflacionit do të vijojë përtej verës, skenari për shtrëngimin e politikës monetare është prezent.