AKTUALITET, 10 August 2026, 13:47

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Lezhë, në Laç qëllohet me armë zjarri drejt një 28-vjeçari

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar gjatë orëve të natës në Lezhë dhe Kurbin, ndërsa Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Polica bën me dije se në fshatin Shënkoll, rreth orës 04:00, në portën e murit rrethues të banesës së shtetasit me iniciale Mark Deda, 73 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, në Laç, rreth orës 23:55, shtetasi me iniciale Sierdi Kolziu, 28 vjeç, ka kallëzuar në Polici se, teksa po lëvizte në këmbë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur persona të dëmtuar.

Informacione paraprake

Lezhë/ Rreth orës 04:00, në fshatin Shënkoll, në portën e murit rrethues të banesës së shtetasit M. D., 73 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet, një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Kurbin/ Rreth orës 23:55, në Laç, shtetasi S. K., 28 vjeç, banues në Laç, ka kallëzuar se, duke lëvizur në këmbë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, pa shkaktuar dëmtime.

Grupet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rasteve, identifikimin e kapjen e autorit/autorëve.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.