AKTUALITET, 10 August 2026, 14:20

I ndërroi jetë e ëma, Drejtoria e Burgjeve nuk i jep leje Ardian Çapjas të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit! Policia nuk merr përsipër sigurinë

I ndërroi jetë e ëma, Drejtoria e Burgjeve nuk i jep leje Ardian

Kërkesa e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Ardian Çapja, për të marrë leje dhe për të qenë i pranishëm në ceremoninë mortore të nënës së tij është refuzuar për arsye sigurie.

 Mësohet se vendimi është marrë pasi Policia e Shtetit nuk ka marrë përsipër garantimin e sigurisë gjatë shoqërimit të Çapjas jashtë ambienteve të burgut. Varrimi i nënës së Çapjas do të mbahej sot, në orën 14:00, në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Burgjeve i ka drejtuar një kërkesë Policisë, duke pyetur nëse ajo do të merrte përsipër shoqërimin dhe sigurinë e Çapjas gjatë daljes nga burgu për të marrë pjesë në varrim.

Megjithatë, sipas të dhënave paraprake, Policia nuk i ka kthyer përgjigje kërkesës, duke bërë që Çapja të mos mund të merrte pjesë në ceremoninë mortore.