AKTUALITET, 10 August 2026, 13:57

Kërkesa/ Varrimi i nënës së Ardian Çapjas, nuk ka përgjigje për lejen e të dënuarit me burgim të përjetshëm

Ndërsa në orën 14:00 është caktuar çasti i lamtumirës së nënës së Ardian Çapjas, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk e ka aprovuar ende lejen për të dënuarin e përjetshëm, i cili është në sigurinë e lartë.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit që, veç autokolonës së forcave speciale, të ketë mbështetje për të siguruar të burgosurin, por ende nuk ka një vendim, as pranim, as refuzim.

Familja e Çapjas ka dorëzuar herët në mëngjes shkresat që vërtetojnë ceremoninë mortore.