AKTUALITET, 23 July 2026, 17:07

Momente tensioni! Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit i godasin me vezë

Në ditën e 54-t të protestës janë shënuar disa incidente para Kuvendit. Pasi makinat e deputetëve kanë lënë ambientet e Kuvendit, protestuesit i kanë gjuajtur ato me vezë.

Menjëherë pas incidentit, Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë qytetarët, duke u përplasur me protestuesit.

Sot policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe sprej me piper për të larguar protestuesit, ndërsa situata ka mbetur e tensionuar. Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë shënuar kulmin e protestës së ditës së 54-t, e cila u shoqërua me tensione dhe incidente para Kuvendit.