AKTUALITET, 13 September 2026, 10:18

Mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Urakë të Matit, ku në mesnatë u qëllua me breshëri plumbash ndaj një automjeti të parkuar pranë një banese.

Sipas të dhënave paraprake, pronarët e banesës dhe automjetit sapo ishin kthyer nga Italia, por fatmirësisht iu shpëtuan plumbave pa lëndime.

Pas të shtënave, banorët e zonës njoftuan menjëherë policinë, kurse në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja arme.

Mëngjesin e kësaj të diele, po në fshatin Urakë është gjetur i djegur një automjet që dyshohet se iu përket autorëve të sulmit. Ende nuk dihet nëse familja që u sulmua ka pasur probleme të mëparshme, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve vijojnë.