AKTUALITET, 17 Nëntor 2020, 14:52

Masakra e Krushës dhe akuzat për Bashën/ Salianji: Çmenduri ekstreme, ja pse e ushqen Rama

Masakra e Krushës dhe akuzat për Bashën/ Salianji:

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ka cilësuar si çmenduri ekstreme akuzuat që qarkullojnë ndaj liderit të PD-së, Lulzim Basha se ka fshehur kasetën e masakrës në Krushë të Madhe gjatë kohës që ishte punonjës i UNMIK.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, Salianji tha se një gjë e tillë bëhet për të fituar politikisht, duke shtuar se asgjë që thuhet nuk mund të shkojë më larg se sa teoritë konspirative.

Është një fatkeqësi që në një situatë të vështirë për kombin dhe drejtuesit kryesorë të luftës së UÇK, qeveria shqiptare, se atë përfaqëson Rama, është në një situatë çmendurie ekstreme.

Në vend që t’i mbrojë juridikisht që të pastrohen nga akuzuat qesharake, se s’mund të barazosh viktimat me agresorët, Rama gjen kohë të merret me lojëra si këto, montime për të qeshur.

Është çështje serioze për tu talluar kaq rëndë nga Rama.

Të vetmet kaseta që duhet të hetohen janë ato të dosjes 186 apo 339 ku gjithë hierarkia më e lartë e PS përfshi dhe Ramën janë përfshirë në afera korruptive për shitblerjen e votës. E gjitha kjo pjesa tjetër është largimi i vëmendjes nga shqetësime si pandemia, ekonomia etj. Qeverisë shqiptare i takon që bashkë me atë në Kosovës të punojë për heqjen e akuzave.

Cdo qytetar e kupton qëllimin kur pyet a i shërben kjo kauzës kombëtare? Shqipërisë apo Kosovës? Këto janë të qarta. Dëmtojnë Shqipërinë dhe Kosovën, luftën e UCK. Këto bëhen për të krijuar një lloj llumnaje tek militantët për të fituar politkisht. Këto janë aq akuza bajate sa bëhen për të ushqyer njerëz që besojnë në teori konsporative. Nëse ka njerëz që besojnë se kanë komunikuar me ufot, aq mund të jetë edhe kjo histori e vërtetë”,- tha ai.

Kryetari i opozitës ka pasur qëndrime të qarta, por një akuzë e stisur pas 20 vitesh dhe nuk mundesh të dalësh e të flasësh për cdo akuzë qesharake nga Balla e Basha. Për punën e tij, që ka mbledhur prova për serbët në luftë e që kanë shkuar në Hagë, ai ka folur. Nuk mund të dilet për çdo Griseldë që shpik PS, të dilet e të komentohet. Kur ishim në protesta shpikën atë shashkën me lobime ruse, për të marrë vëmendjen e publikut dhe mediave", tha Salianji.