AKTUALITET, 17 Nëntor 2020, 11:53

Arrestohen shtatë persona në Tiranë, ja për çfarë dyshohen

Arrestohen shtatë persona në Tiranë, ja për


Policia e Tiranës ka arrestuar shtatë persona, dy prej të cilëve ishin në kërkim.

Një 31-vjeçar me inicialet E.G, ra në pranga për kanosje dhe largim i të burgosurit nga vend qëndrimi.

Po ashtu një 20-vjeçar i cili dyshohej për vjedhje celularësh u arrestua. Ndërkaq në rrugën “Todi Shkurti’’ një 24-vjeçar theu vendimin e Gjykatës së Tiranës për masën “arrest me burg’’ duke dalë, kanosur e dhunuar dy shtetas.

Një tjetër person u arrestua pasi dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes, ndërsa tre të tjerë për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor pasi nuk kishin leje drejtimi ose ishin të dehur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.

Arrestohen dhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, kapën dhe ndaluan shtetasin E. G., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, u kap dhe u ndalua shtetasi F. O., 20 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas, më datë 05.11.2020 i ka vjedhur telefonin shtetasit G. Sh. dhe më datë 13.11.2020 i ka vjedhur telefonin shtetasit G. N.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Nj. K., 24 vjeç, pasi në rrugën ”Todi Shkurti”, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ka dalë nga banesa dhe ka kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasit V. Sh. dhe S. P.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.P., 49 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

U. K., 44 vjeç, dhe D.M., 62 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur;

F. D., 52 vjeç, pasi në aksin rrugor Vorë–Marikaj, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

-Më datë 16.11.2020, ora 21:00, në rrugën “Manhatan”, në Kamzë, është rrëzuar në rrugë dhe për pasojë është dëmtuar në kokë shtetasi D. U., 54 vjeç, banues në Kamzë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Familjarët e tij kanë deklaruar se ky shtetas vuan prej vitesh nga sëmundja e epilepsisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.