AKTUALITET, 17 Nëntor 2020, 13:33

Koronavirusi i merr jetën pedagoges së ekonomikut

Koronavirusi i merr jetën pedagoges së ekonomikut


Një lajm i hidhur vjen nga Fakulteti i Ekonomisë, ku njoftojnë ndarjen nga jeta si pasojë e Covid-19,  të Pedagoges, Irena Bogdani.

Fakulteti i Ekonomisë i shpreh ngushëllimet e thella familjes dhe miqve të profesoreshës së nderuar, të dashur dhe të vlerësuar në ambientet akademike të Universitetit të Tiranës.

“E vështirë për ta pranuar dhe besuar se e nesërmja në auditoret dhe ambjentet e fakultetit do të jetë pa zyshë Irenën.

Mirësia që ajo transmetonte, ndershmëria dhe profesionalizmi në mësimdhënie e bëjnë dhimbjen që përjetohet nga kjo humbje e pa pritur edhe më të rëndë.

I gjithë stafi akademik, studentët dhe stafi ndihmës, përkulen me respekt dhe mirënjohje përballë kujtimit të Profesores Irena Bogdani”, shkruan ndër të tjera dekani i Fakultetit të Ekonomisë në emër të studentëve dhe stafit.

Postimi i plotë i Fakultetit të Ekonomisë:

Tronditës lajmi që morën studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë për ndarjen nga jeta të Profesoreshës së dashur Irena Bogdani. Befasia e kobshme në këtë periudhë pandemie mori një nga profesoret më të dashura dhe të vlerësuar ne ambjentet akademike të Universitetit të Tiranës.

E vështirë për ta pranuar dhe besuar se e nesërmja në auditoret dhe ambjentet e fakultetit do të jetë pa zyshë Irenën. Mirësia që ajo transmetonte, ndershmëria dhe profesionalizmi në mësimdhënie e bëjnë dhimbjen që përjetohet nga kjo humbje e pa pritur edhe më të rëndë.

I gjithë stafi akademik, studentët dhe stafi ndihmës, përkulen me respekt dhe mirënjohje përballë kujtimit të Profesores Irena Bogdani.

Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në emër të studentëve dhe stafit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe gjithë të afërmëve të saj.

Shpirti ju prehtë në paqe