TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Manchester United ka fituar në fund të ndeshjes ndaj West Ham (2-1). "Heroi" i sfidës ishte De Gea, që në minutën e fundit priti penalltinë ndaj kundërshtarëve.
Në fakt, ishin londinezët që shënuan të parët me Benrahma, por pas pesë minutazh falë dhe një asisti magjik të Fernandes, Cristiano Ronaldo realizoi pas goditjes së dytë radhazi.
Portugezi nuk po ndalet së shënuari që nga rikthimi te ‘Djajtë’ dhe po ndihmon Manchester United të rikthehet në piedestalin e Premier League.
Më pas Lingard me një lëvizje të bukur në zonë shënoi një gol spektakolar. Në fund, West Ham fiton penallti dhe përsipër e merr veterani Mark Noble që u fut nga trajneri në minutën e 95-të vetëm për ta gjuajtur.
Doli se zëvendësimi ishte i gabuar dhe Noble humbi penalltinë për t’i dhuruar 3 pikët Manchester United.