TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interi ka pasur një pasdite pozitive në San Siro, ku ka shkatërruar Bolognan me rezultatin e thellë 6-1. Siparin e golave e hapi Lautaro Martinez, i cili realizoi një gol në minutën e 6-ë të takimit.
Pas tij, do të shënonte me kokë Milan Skrinar, ndërsa në minutën 34-rt do të ishte radha e Nicolo Barrellas për të lënë gjurmë në këtë takim. Me këto shifra u mbyll dhe pjesa e parë, për të vijuar me të dytën. Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 54-të dhe ishte Matias Vecino, i cili shënoi nga afërsia për 4-0 pas asistimit të Dimarcos.
Edin Dzeko u përkujdes të shënoj në minutën e 63-të për 5-0 dhe në të 68-tën golin e dytë personal për epërsinë 6-0.
Deri në fund të ndeshjes, trajneri Simone Inzaghi u dha mundësi edhe disa lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë në këtë sezon dhe në fund mysafirët gjeten golin e nderit me anë të Arthur Theate (87′), i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 6-1.
Në ndeshjen e radhës, zikaltërit luajnë në transfertën e Fiorentina, ndërsa Bologna e pret Genoan.