TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bajerni i Mynihut shpërtheu me goleadë (7-0) në sfidën e e “Allianz Arenas” përballë Bochumit, duke shënuar plot shtatë gola. Kampionët e Gjermanisë, pas barazimit në sfidën hapëse të kampionatit me Gladbachun, i kanë fituar të gjitha takimet e kampionatit, përfshirë edhe përballjen e Championsit ndaj Barcelonës. Një ritëm i shfrenuar i skuadrës së drejtuar nga Nagelsmann, që merr kryesimin, qoftë dhe për 24 orë të Bundesligës, me 13 pikë, një më shumë se Wolfsburgu, që luan këtë të diel me Eintrachtin e Frankfurtit.
Sa i përket kronikës së ndeshjes, bavarezët shënuan katër herë vetëm në pjesën e parë me Sane (17’), Kimmich (27’) dhe Gnabry-n (32’), ndërsa në të 43-ën Lampropoulos realizoi autogol.
Gjatë fraksionit të dytë gjetën golin Lewandowski dhe Kimmich, për të cilin ishte i dyti në këtë sfidë, me llogaritë që u mbyllën nga Chupo-Moting në minutën e 79-të.
Rezultatet:
Arminia Bielefeld – Hoffenheim 0-0
Augsburg – B. Monchengladbach 1-0
Bayern Munich – Bochum 7-0
Mainz – Freiburg 0-0