AKTUALITET, 6 Shtator 2019, 15:47

Luftëtari me trajner grek, Jorgos Marantas në vend të Klodian Duros

Luftëtari me trajner grek, Jorgos Marantas në vend të Klodian

Tashmë e ka zyrtarizuar edhe klubi i Luftëtarit, trajneri i ri i skuadrës do të jetë greku Jorgos Marantas. Kështu, tekniku do të nisë menjëherë detyrën ndërsa do të marrë postin e lënë bosh nga Klodian Duro, i cili do të vazhdojë detyrën e tij në klubin gjirokastrit si drejtor teknik.

Njoftimi i klubit të Luftëtarit:

Trajneri i ri është Jorgos Marantas. 46-vjeçari grek, drejton që nga viti 2008, dhe të gjithë karrierën e tij ka qenë në krye të ekipeve inferiore greke.

Disa prej skuadrave që ka drejtuar Marantas janë PAS Lamia, Panahaiqi, Kavala, Trikala apo Panelefsiniakos. Ekipi i fundit i tij ka qenë Aris Avatou, në krye të cilit ka qenë nga korriku i 2018-ës, deri në shkurt të 2019-ës.